• Facebook
  • Instagram
  • YouTube
  • LinkedIn
Skip to content
WE ARE EA.
  • Ballina
  • Rreth EA
  • Njoftime
  • Qëndrueshmëri
  • Investitorët
  • Kontakt
  • AL
    • MK
    • EN
Home Lajme nga EACOMMenaxhimi i gjendjes së jashtëzakonshme | COVID – 19

Menaxhimi i gjendjes së jashtëzakonshme | COVID – 19

24.03.2020• byEurovia Blog

COVID-19 po ndikon në komunitetet në mbarë botën, lutjet dhe mbështetja jonë janë me të gjithë ata që po punojnë për të kapërcyer këtë sfidë historike, dhe veçanërisht ata, jeta e të cilëve është prekur direkt.

Ndërsa shumë sektorë të biznesit po mbyllen dhe po dërgojnë stafin të punojë nga shtëpia në përgjigje të pandemisë COVID-19, industria e ndërtimit mbetet në fluks, megjithëse ekzistojnë rregulla të reja.

Në një moment shqetësimi epidemik të cilin po kalojmë tani, përparësia jonë vazhdon të jetë siguria dhe mirëqenia e punonjësve tanë dhe komuniteteve ku ne shërbejmë, Kjo është arsyeja pse ne duam t’ju informojmë se ne, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, jemi këtu për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga kjo pandemi. Sot është koha e duhur që çdo kompani të tregojë përgjegjësinë e saj shoqërore.

Në kordinim me masat mbrojtëse të mara nga qeveritë e shteteve në të cilat Eurovia vepron, që janë të prekura nga Virusi COVID – 19, intenzivisht ndërmarim masa strikte të sigurisë në punë dhe sigurisë së shëndetit në punë, për të garantuar punën në siguri të veçantë të kolektivit të Eurovia-s.

Patjetër që po respektohet distancimi shoqërorë “rregulli i dy metrave”, dhe në disa raste duke izoluar punëtorët në anët e ndryshme të ndërtesave. Regjimi i pastrimit dhe mirëmbajtjes së vendeve ku punojmë është sa dyfishi që kemi pasur. Ne kemi marr masa strikte që punëtorëve tanë të mos j’u kanoset asnjë rrezik gjatë punës, të jenë të informuar dhe të kenë mbështetjen tone maksimale.

Masat që ne si kompani kemi marr janë si në vazhdim:

  • Punonjësit duhet të mbajnë një distancë prej dy metrash larg njëri-tjetrit
  • Sa është e mundur, reduktimi i takimeve dhe mbledhjeve, si dhe zhvillimi i të njejtave në hapësira të hapura
  • Rritja e numrit të stacioneve të larjes së duarve
  • Të gjitha zonat dhe sipërfaqet e zakonshme duhet të pastrohen në fund të çdo dite
  • Kush paraqet simptoma të ngjashme me COVID-19, të tilla si dhimbje të fytit, ethe, teshtitje ose kollitje, duhet të izolohet në shtëpi për 14 ditë.

Ndalimi i përhapjes së COVID-19 është përgjegjësi që ne të gjithë ndajmë, Eurovia po bën gjithçka që të ndihmojë për të përmirësuar përhapjen e COVID-19, dhe për të mbajtur sigurin e puntorëve në rrathë të parë. Prandaj po ndërmarim të gjitha masat e domosdoshme për t’u kujdesur për mirëqenien e secilit punëtor, familjet e tyre dhe bashkpunëtorëve tanë.

Përgjatë kësaj krize Eurovia do j’u qëndrojë gjithmonë pranë, kërkojmë mënyra shtesë për të ju ndihmuar sa më tepër të jetë e mundur.

Kujdeseni për shëndetin tuaj dhe për njëri-tjetrin. Do ja dalim, do jemi mirë.

Visited 4 times, 1 visit(s) today

Comments are closed.

Projekte & arritje

  • WhatsApp Image 2024-03-27 at 13.16.12Përfundimi i projektit të International Balkan… 29.03.2024
  • 0-5-1110×550Një donacion modest për familjet me nevoja sociale 09.03.2023
  • 462206475_1083775420416673_5351695709463986882_nNjë Projekt i Rëndësishëm për Sigurinë e Popullatës… 10.10.2024
  • donacija vo biblioteka 1Eurovia me më shumë se 12 iniciativa humanitare të… 13.01.2022
  • image0-769×550CSR – EUROVIA me një donacion për Qendrën e… 09.03.2023

EA GROUP / EACOM / EA BRANDS / EA DEVELOPMENT / SCREEN MEDIA / EA AGRAR

  • Facebook
  • Instagram
  • YouTube
  • LinkedIn
EA Group Newsroom Njoftime zyrtare korporative, komunikata për shtyp dhe lajme projektesh nga EA Group.
  • Rreth EA Group Newsroom
  • Lajme nga EACOM
  • Njoftime për shtyp
  • Marrëdhënie me investitorët

Kontakte

Për media: [email protected]
Përgjithshme: [email protected]
Tel: +389 44 350 991
Lokacion: Tetovë / Shkup

Ligjore

Politika e Privatësisë
Kushtet e Përdorimit
Politika e Cookies

© 2026 WE ARE EA. • EA Group of companies ©2025.
  • Home
  • Kërkesë për ofertë
  • Kontakt
Close Search Window
↑
  • MK
  • AL
  • EN