• Facebook
  • Instagram
  • YouTube
  • LinkedIn
Skip to content
WE ARE EA.
  • Ballina
  • Rreth EA
  • Njoftime
  • Qëndrueshmëri
  • Investitorët
  • Kontakt
  • AL
Home Lajme nga EACOMRrezatimi diellor | Si të mbroheni nga rrezet e diellit nëse punoni në industrinë e ndërtimit

Rrezatimi diellor | Si të mbroheni nga rrezet e diellit nëse punoni në industrinë e ndërtimit

18.06.2020• byEurovia Blog

ÇFARË ËSHTË?
Rrezatimi diellor është energjia rrezatuese që emetohet nga dielli. Dielli emeton lloje të ndryshme rrezesh, disa prej të cilave janë të dukshme dhe të tjera që janë të padukshme;

  • dritën e dukshme që shikoni;
  • rrezatimin infrakuq që e ndjeni si nxehtësi;
  • rrezatimin ultravjollcë (UV) që sjell nxirjen e lëkurës

ÇFARË DUHET TË BËNI?
Trajtimi i ekspozimit të rrezatimit diellor është relativisht i lehtë për t’u arritur dhe nuk është i kushtueshëm. Filloni duke vlerësuar rreziqet e ekspozimit:

  • A punoni rregullisht jashtë?
  • A janë punonjësit të ekspozuar ndaj niveleve më të larta të rrezatimit diellor për periudha të konsiderueshme kohe?
  • A janë punonjësit të pambrojtur nga efektet e rrezatimit diellor?

Nëse u përgjigjeni “po” këtyre pyetjeve themelore, do t’ju duhet të parandaloni ose të kontrolloni ekspozimin e mundshëm.

– Është i rëndësishëm përdorimi i mbulesave ose i hijeve kur punohet jashtë në diell – hija mund të zvogëlojë ekspozimin ndaj UV me 50 për qind ose më shumë.

– Sigurohuni që pushimet të bëhen në zonat me hije ose në ambiente të mbyllura – vendosja e çezmave ose e aparateve të ujit në zonat me hije ose në ambiente të mbyllura do të ndihmojë që pushimet të bëhen në vendet e mbrojtura nga dielli

– Nëse punonjësit lëvizin rregullisht me automjete gjatë muajve me rrezatim të lartë UV, mund t’i shmangin këto rreze duke shtuar membrana mbrojtëse UV ose ngjyrosje të xhamave të thjeshtë të automjeteve nëse nuk janë të laminuara (laminimi mund të filtrojë shumicën e UVA)

– Përdorimi i veshjeve me mëngë të gjata dhe pantallona kur punoni jashtë gjatë muajve me nivele të larta UV dhe sigurohuni që modeli i veshjes të përshtatet me punën dhe të mos shkaktojë rreziqe të tjera

– Përdorimi i kapelave me strehë të gjerë që mbulon fytyrën, kokën, veshët dhe qafën

– Përdorimi i syzeve të diellit me mbrojtje UV

– Përdorimi i kremrave me faktor të lartë mbrojtjeje kur lëkura nuk mund të mbrohet me masa të tjera, për shembull, në duar, fytyrë dhe buzë.

Kremi kundër diellit duhet të përdoret vetëm përkrah masave të tjera mbrojtëse – është mirë që mos të mbështeteni vetëm në përdorimin e tij.

Visited 16 times, 1 visit(s) today

Comments are closed.

Projekte & arritje

  • WhatsApp Image 2024-03-27 at 13.16.12Përfundimi i projektit të International Balkan… 29.03.2024
  • 0-5-1110×550Një donacion modest për familjet me nevoja sociale 09.03.2023
  • 462206475_1083775420416673_5351695709463986882_nNjë Projekt i Rëndësishëm për Sigurinë e Popullatës… 10.10.2024
  • donacija vo biblioteka 1Eurovia me më shumë se 12 iniciativa humanitare të… 13.01.2022
  • image0-769×550CSR – EUROVIA me një donacion për Qendrën e… 09.03.2023

EA GROUP / EACOM / EA BRANDS / EA DEVELOPMENT / SCREEN MEDIA / EA AGRAR

  • Facebook
  • Instagram
  • YouTube
  • LinkedIn
EA Group Newsroom Njoftime zyrtare korporative, komunikata për shtyp dhe lajme projektesh nga EA Group.
  • Rreth EA Group Newsroom
  • Lajme nga EACOM
  • Njoftime për shtyp
  • Marrëdhënie me investitorët

Kontakte

Për media: [email protected]
Përgjithshme: [email protected]
Tel: +389 44 350 991
Lokacion: Tetovë / Shkup

Ligjore

Politika e Privatësisë
Kushtet e Përdorimit
Politika e Cookies

© 2026 WE ARE EA. • EA Group of companies ©2025.
  • Home
  • Kërkesë për ofertë
  • Kontakt
Close Search Window
↑
  • AL