• Facebook
  • Instagram
  • YouTube
  • LinkedIn
Skip to content
WE ARE EA.
  • Ballina
  • Rreth EA
  • Njoftime
  • Qëndrueshmëri
  • Investitorët
  • Kontakt
  • AL
Home Lajme nga EA BrandsIntervistë me Exterior Designer e Mercedes-Benz – Slavce Tanevski

Intervistë me Exterior Designer e Mercedes-Benz – Slavce Tanevski

06.08.2019• byEurovia Blog

Ndjekni ëndrrat tuaja. Besoni në vetvete, punoni për veten tuaj dhe cilësitë tuaja. Në jetë, më shumë humbisni sesa fitoni. Duhet t’i shëndërroni humbjet në mësime dhe t’ju shërbejnë si motivim.

Pse Gjermania dhe Mercedes-Benz? Koinçidencë apo ëndërr?

Mercedes-Benz dhe Ferrari kanë qenë gjithmonë brendet e mia të preferuara dhe gjithmonë kam ëndërruar të punoj për ndonjë prej tyre. Përfundimisht mora një ofertë nga të dy palët, ëndrra ime u realizua. Fatkeqsisht nuk mundesha të klonohesha dhe të punoja në të dy vendet. Pse Gjermania? Së pari për shkak të cilësisë së arsimit të lartë dhe faktit që shumica e punëdhënësve janë të vendosur atje.

Na tregoni se cilat përvoja dhe vështirësi i keni hasur në rrugën e arritjes së qëllimit tuaj? Çfarë do të thotë të jesh një Exterior Designer në Mercedes-Benz?

Unë vetëm mund të vë në dukje përvoja të këndshme. Së pari nga ditët e studimeve, duke bashkëpunuar me studiot e dizajnit si Lamborghini, BMW, Mercedes, Porsche … deri në prezantimin e fundit CLA Shooting Brake në Gjenevë me menaxhmentin më të lartë të Daimler. Vështirë për mua është të jem larg shtëpisë, por ambicia dhe arritja e kanë mbuluar disi atë. Për fat të mirë, kam mundësinë të vizitoj shpesh Maqedoninë. Të jesh Exterior Designerpër Mercedes do të thotë të krijosh të ardhmen e brendit, krijimin e një produkti të përparuar dhe tërheqës të segmentit dhe të përparosh shumë teknologji. Në të njëjtën kohë ju i jepni diçka njerëzimit.

Çfarë ju pëlqen më shumë nga puna juaj?

Më pëlqen që mund të krijoj, ti kthej ndjenjat dhe vizionet në diçka konkrete. Unë kam përgjegjësi të mëdha për projektet multimilionere, që është gjithashtu ngarkesë. Sidoqoftë, unë akoma e ndjej punën si hobi. Gjithashtu është kënaqësi të punosh në një ekip profesionistësh të lartë.

Si duket një ditë e Slavche Tanevski-t?

Varet nga periudha. Pjesa më e madhe e ditës më kalon duke mbikëqyr bërjen e modelit prej argjile dhe respektimi i të gjitha ligjeve dhe rregulloreve me qëllim të prodhimit serik të automjetit. Pastaj shumë takime, negociata….

Cilat janë burimet tuaja të frymëzimit?

Tempoja ndonjëherë është aq djallëzor sa nuk keni kohë të mendoni. Vetë dizajni del nga ju. Sigurisht që kjo vjen nga e gjithë përvoja që qëndron pas jush. Udhëtimet e mia, vendet e reja që unë zbuloj, aeronautika, jeta e detit, moda, etj, janë frymëzuese për mua.

Sa kohë ju duhet për të dizajnuar një makinë?

Për vizatimin duhen disa minuta, për modelin një ose dy muaj. Pastaj vijnë inxhinieria, testet dhe përgatitja e prodhimit, të gjitha zgjasin deri në 3 vjet e gjysmë, nga skica e parë deri në fillimin e shitjeve.

Si do ta përshkruanit stilin dhe teknikën tuaj?

Teknika po ndryshon me tendencën për dixhitalizim të plotë. Pjesa më e madhe e procesit zhvillohet në kompjuter deri në përcaktimin përfundimtar të modelit të argjilës. Stili im nuk i nënshtrohet konformizmit dhe rrjedhës kryesore, përkundrazi është provokues dhe rebel.

Si është modeli i ri GLC Coupe?

GLC Coupe mori një ridizajnim këtë vit. Freskimi i pjesës së përparme, me një grup të ri të ri para dhe pasme. Tani adaptojmë grilën e përparme AMG Panamericana për t’i dhënë automjetit një notë më sportive. Gjithashtu në ofertë është sistemi operativ inovativ MBUX për komunikimin e shoferit dhe pasagjerëve.

Çfarë tjetër të presim?

Automjetet më të fuqishme kompakte në tregun CLA 45 AMG në variantet Coupe and Shooting Brake.

Çfarë u rekomandoni atyre që duan të ndjekin hapat tuaj?

Ndjekni ëndrrat tuaja. Besoni në veten tuaj, punoni për veten tuaj dhe cilësitë tuaja. Të jeni të disiplinuar dhe të mos heqni dorë. Në jetë, më shumë humbisni sesa fitoni. Duhet t’i shëndërroni humbjet në mësime dhe t’ju shërbejnë si motivim dhe ti gëzoheni suksesit.

Visited 7 times, 1 visit(s) today

Comments are closed.

Projekte & arritje

  • WhatsApp Image 2024-03-27 at 13.16.12Përfundimi i projektit të International Balkan… 29.03.2024
  • 0-5-1110×550Një donacion modest për familjet me nevoja sociale 09.03.2023
  • 462206475_1083775420416673_5351695709463986882_nNjë Projekt i Rëndësishëm për Sigurinë e Popullatës… 10.10.2024
  • donacija vo biblioteka 1Eurovia me më shumë se 12 iniciativa humanitare të… 13.01.2022
  • image0-769×550CSR – EUROVIA me një donacion për Qendrën e… 09.03.2023

EA GROUP / EACOM / EA BRANDS / EA DEVELOPMENT / SCREEN MEDIA / EA AGRAR

  • Facebook
  • Instagram
  • YouTube
  • LinkedIn
EA Group Newsroom Njoftime zyrtare korporative, komunikata për shtyp dhe lajme projektesh nga EA Group.
  • Rreth EA Group Newsroom
  • Lajme nga EACOM
  • Njoftime për shtyp
  • Marrëdhënie me investitorët

Kontakte

Për media: [email protected]
Përgjithshme: [email protected]
Tel: +389 44 350 991
Lokacion: Tetovë / Shkup

Ligjore

Politika e Privatësisë
Kushtet e Përdorimit
Politika e Cookies

© 2026 WE ARE EA. • EA Group of companies ©2025.
  • Home
  • Kërkesë për ofertë
  • Kontakt
Close Search Window
↑
  • AL