• Facebook
  • Instagram
  • YouTube
  • LinkedIn
Skip to content
WE ARE EA.
  • Ballina
  • Rreth EA
  • Njoftime
  • Qëndrueshmëri
  • Investitorët
  • Kontakt
  • AL
Home Qëndrueshmëri & inovacionSa është e nevojshme zgjedhja e ngjyrave të duhura për web faqen tuaj

Sa është e nevojshme zgjedhja e ngjyrave të duhura për web faqen tuaj

31.07.2019• byEurovia Blog

Ngjyrat janë të pranishme kudo, ato kanë specifikën e tyre në atë që përfaqësojnë duke i dhënë njeriut larshmëri jetësore dhe njëherësh mesazhe të caktuara. Në këtë këndvështrim shumë kompani të mëdha i kanë përdorur këto ngjyra në bizneset e tyre, duke u identifikuar me atë që ngjyra përcjell tek njerëzit.

Përzgjedhja e ngjyrave është e një rëndësie tepër të vecantë për sa i përket procesit të dizejnimit dhe marketingut të faqës së biznesit tuaj në internet (web faqes). Ngjyrat dhe tonalitetet e tyre krijojnë efekte të ndryshme emocionale në psikologjinë e vizitorit të faqes së biznesit tuaj në internet dhe ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shkallën e shikueshmërisë dhe suksesin e biznesit tuaj në internet. Shikoni më poshtë disa prej ngjyrave kryesore dhe efektet përkatëse që ato mund të shkaktojnë:

E KUQE:  Është një ngjyrë që ndez ndjenjat dhe mund të përshpejtojë metabolizmin e njeriut, rrit shpeshtësinë e frymëmarrjes dhe ngre tensionin e gjakut. Ndikimi i ngjyrës së kuqe në rritjen e oreksit është mjaft e njohur dhe për këtë arsye ajo është zgjedhur të përdoret nga mjaft restorante në mbarë botën. Kjo lloj ngjyre nuk sugjerohet për webs faqe që kërkojnë një nivel të lartë vëmendje apo lexueshmërie. Kompani të mëdha që e përdorin ngjyrën e kuqe në logot e tyre janë: “Mc Donald’s”, “YouTube”, “Lay’s” “H&M”, “CNN”, “Nintendo”, “Red Bull”, “Toyota” dhe “Adobe”.

BLU:  Ngjyra blu përfaqëson paqen, ndershmërinë, mirësjelljen dhe sinqeritetin.  Mjaft biznese synojnë të përdorin tonalitetet e ngjyrës blu për web faqet e tyre për faktin së ajo krijon një farë ndjenje komforti dhe afërsie për vizitorin. Kompani të mëdha që e përdorin ngjyrën blu në logot e tyre janë: “Facebook”, “Twitter”, “Pepsi”, “Word”, “Ford”, “Skype”, “Dell” dhe “Walmart”.

E GJELBËRT:  Ngjyra e gjelbërt është një ngjyrë çlodhëse dhe shpesh lidhet me qetësinë. Ngjyra jeshile është e lidhur ngushtë me natyrën dhe ekuilibrin. Në varësi të tipit të dizejnimit, kjo ngjyrë mund të provokojë efekte të ndryshme tek vizitori. Ngjyra jeshile mund të jetë një zgjedhje perfekte për një organizatë mjedisore por mund të funksionojë më së miri për një web faqe të tipit e-commercial e cila ofron shit-blerje të ndryshme. Kompani të mëdha që e përdorin ngjyrën jeshile në logot e tyre janë: “Starbucks”, “Heineken”, “Spotify”, “Whatsapp”, “LACOSTE”, “XBOX”

PORTOKALLI:  Është ngjyrë e komunikimit social dhe optimizmit. Stimulon kreativitetin, entuziazmin dhe emocionin. Kur përdoret me efektivitet, ngjyra portokalli mund te jetë një zgjedhje perfekte për web faqe artistike. Kompani të mëdha që e përdorin ngjyrën portokalli në logot e tyre janë:”CAT”, “Fanta”, “Gulf”, “NICKELODEON”.

VJOLLCË:  Ngjyra vjollcë lidhet me imagjinatën. Ajo mund të reflektoj kreativitetin e një mendje. Është një ngjyrë që përcjell një ndjenjë feminiliteti. Ngjyra lejla aplikohet në web faqe ku reklamohen produkte kryesisht fëmërore të tipit kozmetikë apo bizhuteri. Një nga kompanitë më të njohura që përdor këtë ngjyrë është “Yahoo”.

E ZEZA:  E zeza është autoritare dhe e fuqishme, sepse mund të nxisë emocione të forta. E zeza përfaqëson fuqinë dhe autoritetin. E përdorur në web faqe ajo përfaqëson dijen dhe klasin. E zeza krijon imazhin e një profesionalizmi dhe sigurie të lartë. Kompani të mëdha që e përdorin ngjyrën e zezë në logot e tyre janë:” Apple”, ”Nike”, “Adidas”, “CHANEL”, “GUCCI”, “SONY”, “GILLETTE”.

Si përfundim, nuk ka një formulë unike dhe përfundimtare për efektin që mund të kenë ngjyrat tek lexuesi sepse ajo mund të varet sipas gjendjes psikologjike dhe humorit të lexuesit / vizitorit të web faqes suaj.

Visited 2 times, 1 visit(s) today

Comments are closed.

Projekte & arritje

  • WhatsApp Image 2024-03-27 at 13.16.12Përfundimi i projektit të International Balkan… 29.03.2024
  • 0-5-1110×550Një donacion modest për familjet me nevoja sociale 09.03.2023
  • 462206475_1083775420416673_5351695709463986882_nNjë Projekt i Rëndësishëm për Sigurinë e Popullatës… 10.10.2024
  • donacija vo biblioteka 1Eurovia me më shumë se 12 iniciativa humanitare të… 13.01.2022
  • image0-769×550CSR – EUROVIA me një donacion për Qendrën e… 09.03.2023

EA GROUP / EACOM / EA BRANDS / EA DEVELOPMENT / SCREEN MEDIA / EA AGRAR

  • Facebook
  • Instagram
  • YouTube
  • LinkedIn
EA Group Newsroom Njoftime zyrtare korporative, komunikata për shtyp dhe lajme projektesh nga EA Group.
  • Rreth EA Group Newsroom
  • Lajme nga EACOM
  • Njoftime për shtyp
  • Marrëdhënie me investitorët

Kontakte

Për media: [email protected]
Përgjithshme: [email protected]
Tel: +389 44 350 991
Lokacion: Tetovë / Shkup

Ligjore

Politika e Privatësisë
Kushtet e Përdorimit
Politika e Cookies

© 2026 WE ARE EA. • EA Group of companies ©2025.
  • Home
  • Kërkesë për ofertë
  • Kontakt
Close Search Window
↑
  • AL