• Facebook
  • Instagram
  • YouTube
  • LinkedIn
Skip to content
WE ARE EA.
  • Ballina
  • Rreth EA
  • Njoftime
  • Qëndrueshmëri
  • Investitorët
  • Kontakt
  • AL
    • MK
    • EN
Home Lajme nga EACOM, Lajme nga EACOM10 Vite EUROVIA

10 Vite EUROVIA

04.08.2020• byEurovia Blog

Viti 2020 shënon Jubileun e Eurovia-s. Ky është gjithashtu një vit shumë domethënës ku bota përballet me një krizë globale shëndetësore. Përderisa nuk është një kohë për të festuar, është akoma e rëndësishme për ne të reflektojmë mbi të kaluarën, dhe më e rëndësishmja, të përqëndrohemi në të ardhmen.

Eurovia u themelua zyrtarisht 10 vjet më parë, por përvoja jonë e pasur u krijua 35 vjet më parë. Në 10 vitet e para të formës juridike, ne u rritëm me një ritëm shumë më të shpejtë sesa tregu. Arritëm pothuajse 30% rritje të vit pas viti dhe aspirata jonë është që të dyfishojmë madhësinë e kompanisë çdo dy vjet.

Të gjitha këto arritje gjatë 10 viteve të fundit erdhën me përpjekje të mëdha, duke rezultuar që Eurovia të njihet në treg si një kompani ndërtimi, e cila drejton biznesin e saj përmes dijes, ekspertizës, punës së palodhur dhe përqendrimit në shërbimin ndaj klientit të nxitur nga një qasje e qëndrueshme.

Vlerat tona kryesore mbeten parimet udhëzuese për gjithçka që ne bëjmë, dhe unë do të doja të theksoja parimet themelore që nxisin suksesin tonë në çdo fushë ku ne operojmë:

SIGURIA – E kemi thënë dhe e përsërisim, siguria është përparësia jonë numër një dhe nuk duhet të bëhen kompromise kur bëhet fjalë për të siguruar që punonjësit tanë të kthehen të sigurt tek të dashurit e tyre. Siguria është pjesë e jetës sonë dhe duhet të përcaktojë mënyrën tonë të të menduarit dhe veprimet tona. Industria jonë vazhdon të synojë qëllimin zero, duhet të jemi gjithnjë një hap përpara në menaxhim, duke ndikuar jo vetëm në funksionimin, por edhe në mjedis.

CILËSIA – Eurovia është e njohur për ofrimin e shkëlqyer të shërbimeve në të gjithë rajonin. Ne jemi pasionantë dhe paranojakë për të tejkaluar pritjet e klientëve tanë. Ne synojmë të surprizojmë ata me shpërndarjen tonë të saktë, ekipet e motivuara në teren, pajisjet speciale dhe standardet më të larta për gjithçka që bëjmë, nga mirëmbajtja deri në performancën e përsosur të terenit ku operojmë. Ne të gjithë kontribuojmë në këtë imazh të ofrimit të shërbimit të përsosur dhe unë do të doja që të gjithë ne të pranojmë asgjë më pak se përsosmëri dhe qëllimin më të lartë në çdo segment.

Të gjithë duhet të jemi krenarë për arritjet tona dhe të jemi të sigurt në atë se kush jemi ne, gjithashtu duhet të mendojmë përpara, sepse, pa diskutim, arritjet tona më të mëdha ende qëndrojnë përpara nesh.

Duke punuar së bashku si një ekip dhe duke qenë më afër klientëve tanë, ne do t’i tejkalojmë qëllimet tona.

Për të gjithë punonjësit tanë, klientët dhe miqtë – ju falënderoj për përkushtimin tuaj të vazhdueshëm në Eurovia, dhe do të dëshiroja t’ju falënderoja për pjesëmarrjen tuaj në këtë udhëtim shumë frymëzues.

Deri në vitet e ardhshme të suksesshme!

Elmedin Ademi – Drejtor Gjeneral

Visited 8 times, 1 visit(s) today

Comments are closed.

Projekte & arritje

  • WhatsApp Image 2024-03-27 at 13.16.12Përfundimi i projektit të International Balkan… 29.03.2024
  • 0-5-1110×550Një donacion modest për familjet me nevoja sociale 09.03.2023
  • 462206475_1083775420416673_5351695709463986882_nNjë Projekt i Rëndësishëm për Sigurinë e Popullatës… 10.10.2024
  • donacija vo biblioteka 1Eurovia me më shumë se 12 iniciativa humanitare të… 13.01.2022
  • image0-769×550CSR – EUROVIA me një donacion për Qendrën e… 09.03.2023

EA GROUP / EACOM / EA BRANDS / EA DEVELOPMENT / SCREEN MEDIA / EA AGRAR

  • Facebook
  • Instagram
  • YouTube
  • LinkedIn
EA Group Newsroom Njoftime zyrtare korporative, komunikata për shtyp dhe lajme projektesh nga EA Group.
  • Rreth EA Group Newsroom
  • Lajme nga EACOM
  • Njoftime për shtyp
  • Marrëdhënie me investitorët

Kontakte

Për media: [email protected]
Përgjithshme: [email protected]
Tel: +389 44 350 991
Lokacion: Tetovë / Shkup

Ligjore

Politika e Privatësisë
Kushtet e Përdorimit
Politika e Cookies

© 2026 WE ARE EA. • EA Group of companies ©2025.
  • Home
  • Kërkesë për ofertë
  • Kontakt
Close Search Window
↑
  • MK
  • AL
  • EN