EA Group ka përfunduar zyrtarisht procesin e rebranding-ut të kompanisë së saj ndërtimore dhe infrastrukturore, ku Eurovia DOOEL vazhdon aktivitetin nën emrin e ri EACOM DOOEL.
Ndryshimi është i regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përfaqëson një hap strategjik drejt konsolidimit të mëtejshëm, modernizimit dhe pozicionimit të qartë të kompanisë brenda strukturës së EA Group.
Emri EACOM pasqyron fushat kryesore të veprimtarisë së kompanisë – Engineering, Architecture, Construction, Operation & Management, si dhe zgjerimin e aktiviteteve në infrastrukturë, zhvillim pronash dhe energji.
Rebranding-u nuk përfshin ndryshime në strukturën pronësore, menaxhment, subjektin juridik apo kapacitetet operative. Kompania vazhdon me të njëjtat kontrata, projekte dhe partneritete, duke garantuar vazhdimësi dhe stabilitet në operim.
Përmes këtij transformimi, EA Group forcon vizionin e saj afatgjatë për rritje të qëndrueshme, menaxhim institucional dhe përdorim të teknologjive moderne në të gjitha segmentet e biznesit.




