• Facebook
  • Instagram
  • YouTube
  • LinkedIn
Skip to content
WE ARE EA.
  • Ballina
  • Rreth EA
  • Njoftime
  • Qëndrueshmëri
  • Investitorët
  • Kontakt
  • AL
    • MK
    • EN
Home Lajme nga EA Brands, Njoftime për shtypNdikimi i Sektorit të Ndërtimit në Ekonominë Lokale: Roli i Eurovia në Përmirësimin e Jetës në Maqedoninë e Veriut

Ndikimi i Sektorit të Ndërtimit në Ekonominë Lokale: Roli i Eurovia në Përmirësimin e Jetës në Maqedoninë e Veriut

13.08.2024• byFlarushe Jashari

Sektori i ndërtimit luan një rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe social të çdo vendi, dhe Maqedonia e Veriut nuk bën përjashtim. Në këtë kontekst, Eurovia, një kompani nën EACOM Group, ka qenë një aktor i rëndësishëm në formësimin e infrastrukturës së vendit dhe në krijimin e një ndikimi të qëndrueshëm ekonomik.

Eurovia: Një Histori e Suksesit në Sektorin e Ndërtimit

Me më shumë se 50 projekte të përfunduara dhe 6 projekte aktualisht në zhvillim, Eurovia ka treguar përkushtim të vazhdueshëm për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Maqedoninë e Veriut. Këto projekte kanë krijuar mbi 500 vende pune, duke kontribuar drejtpërdrejt dhe përmes nënkontraktorëve në ekonominë lokale.

Projekte Kyçe që Kanë Ndikuar në Komunitetet Lokale

Disa nga projektet më të rëndësishme që kemi realizuar përfshijnë:

  • Objekti Industrial për kompaninë amerikane LEAR, ku aktualisht punësohen mbi 1000 punëtorë.
  • Pishina e mbyllur në Tetovë, e cila tashmë është në funksion dhe shfrytëzohet maksimalisht nga qytetarët.
  • Poliklinika në Saraj dhe Universiteti Nënë Tereza në Shkup, të cilët po ofrojnë shërbime të rëndësishme për komunitetin.
  • Pastrimi i kanaleve rrugore në rrugët magjistrale të Maqedonisë dhe ndërtesa banesore në Shkup, që kanë rritur standardin e jetesës për qytetarët.

Këto projekte kanë përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe kanë kontribuar në rritjen e standardit të jetesës në komunitetet lokale. Përveç kësaj, investimet në infrastrukturë kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të banesave, duke dyfishuar vlerën e tyre në Shkup brenda pesë vjetëve të fundit.

Përfitimet Ekonomike dhe Sociale

Sektori i ndërtimit ndikon drejtpërdrejt në ekonominë lokale, duke gjeneruar përfitime për bizneset e vogla, duke rritur kërkesën për shërbime dhe produkte gjatë dhe pas ndërtimit, si dhe duke kontribuar në të ardhurat e qeverisë lokale përmes taksave dhe tarifave.

Eurovia ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të mbështetur ekonominë lokale, duke angazhuar sa më shumë kompani vendore dhe duke favorizuar përdorimin e produkteve vendore në projektet tona.

Iniciativa për të Ardhmen dhe Përmirësimi i Kualitetit të Jetës

Në të ardhmen, planifikojmë të rrisim standardin e punëtorëve tanë, të shtojmë numrin e punëtorëve, të zgjerojmë gamën e shërbimeve dhe produkteve që ofrojmë, dhe të vazhdojmë përmirësimin e kualitetit të jetës dhe mbrojtjen e mjedisit.

Projektet e reja në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore që janë në horizont pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm, veçanërisht nëse angazhohen sa më shumë kompani lokale.

Eurovia është e përkushtuar të vazhdojë rrugëtimin e saj si një lider në sektorin e ndërtimit në Maqedoninë e Veriut dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit tonë.

Visited 3 times, 1 visit(s) today

Comments are closed.

Projekte & arritje

  • WhatsApp Image 2024-03-27 at 13.16.12Përfundimi i projektit të International Balkan… 29.03.2024
  • 0-5-1110×550Një donacion modest për familjet me nevoja sociale 09.03.2023
  • 462206475_1083775420416673_5351695709463986882_nNjë Projekt i Rëndësishëm për Sigurinë e Popullatës… 10.10.2024
  • donacija vo biblioteka 1Eurovia me më shumë se 12 iniciativa humanitare të… 13.01.2022
  • image0-769×550CSR – EUROVIA me një donacion për Qendrën e… 09.03.2023

EA GROUP / EACOM / EA BRANDS / EA DEVELOPMENT / SCREEN MEDIA / EA AGRAR

  • Facebook
  • Instagram
  • YouTube
  • LinkedIn
EA Group Newsroom Njoftime zyrtare korporative, komunikata për shtyp dhe lajme projektesh nga EA Group.
  • Rreth EA Group Newsroom
  • Lajme nga EACOM
  • Njoftime për shtyp
  • Marrëdhënie me investitorët

Kontakte

Për media: [email protected]
Përgjithshme: [email protected]
Tel: +389 44 350 991
Lokacion: Tetovë / Shkup

Ligjore

Politika e Privatësisë
Kushtet e Përdorimit
Politika e Cookies

© 2026 WE ARE EA. • EA Group of companies ©2025.
  • Home
  • Kërkesë për ofertë
  • Kontakt
Close Search Window
↑
  • MK
  • AL
  • EN