• Facebook
  • Instagram
  • YouTube
  • LinkedIn
Skip to content
WE ARE EA.
  • Ballina
  • Rreth EA
  • Njoftime
  • Qëndrueshmëri
  • Investitorët
  • Kontakt
  • AL
    • MK
Home Lajme nga EACOM, Projekte & arritjeNjë Projekt i Rëndësishëm për Sigurinë e Popullatës dhe Parandalimin e Vërshimeve!

Një Projekt i Rëndësishëm për Sigurinë e Popullatës dhe Parandalimin e Vërshimeve!

10.10.2024• byFlarushe Jashari

Kompania jonë Eurovia ka pasur kënaqësinë të mirëpresë Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti, gjatë vizitës së tij në projektin e ndërtimit të kanalit periferik në Haraçinë. Ky projekt ka për qëllim parandalimin e vërshimeve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e katër komunave: Haraçinë, Gazi Babë, Ilinden dhe Petrovec.

Projekti përfshin ndërtimin dhe rregullimin e kanalit periferik me një gjatësi totale prej 27 kilometrash, me mbështetje financiare prej 64 milionë denarësh nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Aktualisht, është duke u realizuar rregullimi i një pjese të kanalit, me synimin që projekti të përfundojë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Z. Mexhiti gjatë vizitës së tij theksoi rëndësinë e madhe të këtij projekti për mbrojtjen e vendbanimeve dhe tokave bujqësore nga vërshimet, si dhe për përmirësimin e rrjedhjes së ujërave atmosferike në komunën e Haraçinës dhe më gjerë. Eurovia është krenare që është pjesë e këtij projekti të rëndësishëm që kontribuon në mirëqenien e banorëve të rajonit.

Visited 8 times, 1 visit(s) today

Comments are closed.

Projekte & arritje

  • 1622903590497CSR – Mbjellja e pemëve • Mbjelle të ardhmen tënde 09.03.2023
  • WhatsApp Image 2024-03-27 at 13.16.12Përfundimi i projektit të International Balkan… 29.03.2024
  • photo_2021-09-09_13-16-18-768×1024Donacion për Fushën e Sportit në fshatin Radushë 09.03.2023
  • 0-5-1110×550Një donacion modest për familjet me nevoja sociale 09.03.2023
  • image0-769×550CSR – EUROVIA me një donacion për Qendrën e… 09.03.2023

EA GROUP / EACOM / EA BRANDS / EA DEVELOPMENT / SCREEN MEDIA / EA AGRAR

  • Facebook
  • Instagram
  • YouTube
  • LinkedIn
EA Group Newsroom Njoftime zyrtare korporative, komunikata për shtyp dhe lajme projektesh nga EA Group.
  • Rreth EA Group Newsroom
  • Lajme nga EACOM
  • Njoftime për shtyp
  • Marrëdhënie me investitorët

Kontakte

Për media: [email protected]
Përgjithshme: [email protected]
Tel: +389 44 350 991
Lokacion: Tetovë / Shkup

Ligjore

Politika e Privatësisë
Kushtet e Përdorimit
Politika e Cookies

© 2026 WE ARE EA. • EA Group of companies ©2025.
  • Home
  • Kërkesë për ofertë
  • Kontakt
Close Search Window
↑
  • MK
  • AL