• Facebook
  • Instagram
  • YouTube
  • LinkedIn
Skip to content
WE ARE EA.
  • Ballina
  • Rreth EA
  • Njoftime
  • Qëndrueshmëri
  • Investitorët
  • Kontakt
  • AL
    • MK
    • EN
Home Lajme nga EA Brands, Lajme nga EA DevelopmentZbuloni se çfarë tregon kafeja juaj e preferuar për karakterin tuaj

Zbuloni se çfarë tregon kafeja juaj e preferuar për karakterin tuaj

03.04.2020• byEurovia Blog

Ndoshta nuk e keni ditur më herët, por një filxhan kafeje tregon shumë rreth personalitetit tuaj. Një filxhan kafeje në duart tuaja nuk është vetëm shkumë dhe sheqer në fund, por në të gjendet edhe personaliteti juaj. Xhudi Xhejms dhe Xhejms Mor, ekspertë të gjuhës së trupit, shpjegojnë në librin e tyre se përzgjedhja e llojit të kafesë mund të japë të dhëna mbi vlerësimin që ka një person për veten apo karakteristikat e personalitetit të tij.

Një studim i fundit ekzaminoi një mijë kafe pirës dhe tipare të personalitetit dhe preferencat e tyre të kafesë. Kishte disa ngjashmëri të përgjithshme dhe zbulime mjaft interesante që shfaqeshin midis stileve të preferuara të kafesë, duke zbuluar një pasqyrë më të thellë për zgjedhjet që ne bëjmë dhe karakteristikat e personalitetit tonë.

Po ju si e pini kafenë dhe çfarë thot ajo për personalitetin tuaj, zbuloni më poshtë:

KAFE E ZEZË
Për shumë njerëz, ky nuk është një opsion për shkak të shijes së hidhur që kjo kafe ka. Por ka edhe shumë të tjerë që mund të pinë vetëm këtë lloj kafeje! Këta tipa njerëzish janë kursimtarë dhe veprojnë vetëm për të realizuar qëllimin e tyre. Konsumatorët e kafesë së zezë janë të qetë dhe herë-herë me humor, por të prirur për shpërthime të shkurtra emocionale, që janë shpesh jo të mira.

KAPUÇINO
Nëse pini kapuçino jeni një individ shumë i sofistikuar, ju mund të jeni pak obsesiv, edhe pse shumë kreativ dhe i motivuar. Keni tendencë të mërziteni lehtë nga situata të ndryshme në të cilën ndodheni, edhe pse jeni besnikë ndaj miqve tuaj.

KAFE EKSPRES
Kafeja e thjeshtë zakonisht është e preferuara e njerëzve që punojnë shumë, të vendosur dhe hijerëndë. Nëse pini kafe ekspres jeni të prirur të udhëhiqni dhe t’i arrini shpejt qëllimet. Nga ana tjetër, jeni besnikë dhe të besueshëm. Këta persona mund të kenë shumë përvojë në jetë, janë optimistë, partnerë pasionantë.

KAFE ME QUMËSHT
Nëse pini kafe me qumësht, mund të keni probleme me marrjen e vendimeve. Në fakt, natyra juaj është e tillë që ju mendoheni shumë dhe preferoni që imagjinata juaj ti konsiderojë të gjitha opsionet në një mënyrë të “relaksuar”. Për shkak se pini kafe me qumësht, ju pëlqen rehatia. Kafja juaj në mëngjes është një nga ato ngushëllimet e vogla që i japin vlerë jetës suaj.

KAFE TË FTOHTË
Nëse pini kafe me akull, ju jeni një person shumë këmbëngulës. Keni një qëndrim proaktiv dhe nuk keni kohë për pështjellim apo dramë. Keni shumë kontroll mbi emocionet tuaja. Nga njëra anë jeni të organizuar dhe sistematik dhe nga ana tjetër jeni pak të çrregullt.

NUK PINI KAFE
Shmangia e kafesë flet për një njeri që ka frikë të eksperimentojë. Ju pëlqen të krijoni një zonë rehatie dhe të mos dilni përtej saj. Shpesh të kontrolluar në çdo detaj, mund të bëheni të lodhshëm për veten dhe të tjerët.

Visited 1 times, 1 visit(s) today

Comments are closed.

Projekte & arritje

  • WhatsApp Image 2024-03-27 at 13.16.12Përfundimi i projektit të International Balkan… 29.03.2024
  • 0-5-1110×550Një donacion modest për familjet me nevoja sociale 09.03.2023
  • 462206475_1083775420416673_5351695709463986882_nNjë Projekt i Rëndësishëm për Sigurinë e Popullatës… 10.10.2024
  • donacija vo biblioteka 1Eurovia me më shumë se 12 iniciativa humanitare të… 13.01.2022
  • image0-769×550CSR – EUROVIA me një donacion për Qendrën e… 09.03.2023

EA GROUP / EACOM / EA BRANDS / EA DEVELOPMENT / SCREEN MEDIA / EA AGRAR

  • Facebook
  • Instagram
  • YouTube
  • LinkedIn
EA Group Newsroom Njoftime zyrtare korporative, komunikata për shtyp dhe lajme projektesh nga EA Group.
  • Rreth EA Group Newsroom
  • Lajme nga EACOM
  • Njoftime për shtyp
  • Marrëdhënie me investitorët

Kontakte

Për media: [email protected]
Përgjithshme: [email protected]
Tel: +389 44 350 991
Lokacion: Tetovë / Shkup

Ligjore

Politika e Privatësisë
Kushtet e Përdorimit
Politika e Cookies

© 2026 WE ARE EA. • EA Group of companies ©2025.
  • Home
  • Kërkesë për ofertë
  • Kontakt
Close Search Window
↑
  • MK
  • AL
  • EN